Analisti, Ismail Tasholli, në emisionin “Pressing” të T7, ka treguar se pse, sipas tij, Kurti po kërkon zgjedhje të parakohshme.
Ai tha se Kurti është në situatë të zorshme.
“Sepse konteksti në të cilin ndodhet, me Këshillin e Evropës, me sanksionet, me një lloj izolimi ndërkombëtar, me disa barrikada të vazhdueshme të drejta a të padrejta, quaj si të duash, por pozicioni i tij është pozicion i cunguar, i zorshëm, që po i vyn opozita, që e ka cilësuar si e Vuciqit. Tash po i vyn njerëzit e Vuciqit për të mirën e Kosovës”, tha ai.
Tasholli tha se Kurti “e ka sikletin personal politik siç e ka pasur gjithmonë në jetën e tij politike”.
“Dhe në kalkulimin e tij, ndoshta është koha më e mirë për të me shku në zgjedhje sepse edhe nëse grumbullohen edhe raportet ndërkombëtare që e përkufizojnë qeverisjen e tij, nuk janë shumë të kënaqshme, janë për toke, sidomos me pozicionin e tij më të fort, korrupsionin që e ka pasë si pikë të fortë, me demek që nuk është i korruptuar, nuk mundet me shit”, tha ai. /GazetaExpress/