Pak ditë para se përfundimisht të dihet nëse Kosova do jetë në agjendën e ministerialit të Këshillit të Europës, përfaqësuesi i Ukrainës në KiE, Oleksiy Goncharenko, përkujton se votimi në Asamblenë Parlamentare ishte një shenjë e qartë se Kosova është e mirëpritur në këtë organizatë ndërkombëtare.
Për deputetin ukrainas, vota e të cilit ishte për Kosovën në mbledhjen e Asamblesë Parlamentare dhe të Komitetit për Çështje Politike dhe Demokraci, mirëpritja e shtetit më të ri në Europë në familjen e KiE-së nuk mbaron më 16 prillin e vitit 2024, pasi ka shumë gjasa që Kosova të jetë në agjendën e kësaj jave për votim në Komitetin e Ministrave.
“Më duket se tema e Kosovës ka mundësi të jetë në agjendën e Komitetit të Ministrave” – tha ai për Kallxo.com.