Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka paralajmëruar se nesër do të zhvillojë aksion të madh të shkyçjeve në Prishtinë, për borxhlinjtë e mëdhenjtë të shërbimeve të ujit dhe konsumatorët ilegalë.
Aksioni do të fillojë nga ora 10:30.
“Nesër 15 maj 2024, e mërkurë duke filluar nga ora 10:30 do të kemi aksion të madh me disa ekipe të shkyçjes dhe inspektorë, me fokus konsumatorët që kanë borxhe tejet të mëdha në komunën e Prishtinës. Në këtë aksion do të asistojë edhe Policia e Republikës së Kosovës. Nisja bëhet nga objekti i KRU”Prishtina” SH.A.”, thuhet në njoftim.
KRU “Prishtina” kujton se borxhi ndaj shërbimeve të ujit është mbi 45 milionë euro.
“Nuk ka ujë të pijshëm pa paguar faturat e ujit!”, thuhet në njoftim.