Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion në veri me ç’rast ka gjetur dhe konfiskuar një sasi e armatimit.
Si rrjedhojë, sonte në ora 19:30, në objektin e Drejtorisë Rajonale Policore-Mitrovicë Veri, do të mbahet një konferencë e jashtëzakonshme për media në të cilën do të paraqiten detaje rreth operacionit policor.
Në këtë konferencë pritet të marrin pjesë, ministri i MPB-së, Xhelal Sveçla dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha.