Osmani në Danimarkë takon kryeministren Frederiksen, merr mbështetje për anëtarësim në Këshill të Evropës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ndodhet për një vizitë në Danimarkë, ndërsa ka takuar kryeministren e këtij vendit, Mette Frederiksen.

Osmani thekson se në takim me kryeministren daneze e ka falënderuar për mbështetjen për anëtarësim në Këshill të Evropës.

“Përgjatë çdo etape të shtetndërtimit, mbështetja e Danimarkës për Kosovën ka qenë e palëkundur!🇽🇰🇩🇰

Në takim me Kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen, shpreha mirënjohjen e thellë për mbështetjen e fuqishme për integrimin euro-atlantik të vendit tonë, veçanërisht për anëtarësimin në Këshillin e Evropës, si dhe për kontributin e mbi 13,000 ushtarëve danez për paqen dhe sigurinë në Kosovë që nga viti 1999”, shkruan ajo. /Telegrafi/