PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, do t’i votoj në Kuvend

Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza në një konferencë për media ka bërë të ditur se PDK do të votoj marrëveshjet ndërkombëtare.

“Partia Demokratike do ti votoj marrëveshjet ndërkombëtare. Për neve dhe mua si kandidat për kryeministër prioritetet janë të qarta fillimisht interesi i vendit, pastaj i partisë politike dhe në fund i njerëzve si individ por mbi të gjitha interesi i qytetarëve të vendit”, tha Hamza.

Sipas tij, vendi është nën masa dhe qindra-miliona euro të bllokuara si rezultat i mosbashkëpunimit me faktorët ndërkombëtarë.

“Përtej aspektit financiar këtu kemi të bëjmë edhe me dëmtim të reputacionit të vendit. Përveç këtyre milionave që janë të bllokuara si rezultat u masave ka edhe qindra-miliona të cilat nuk janë të shënjezuara. Gjithmonë e kam thënë dhe do ta ripërsërisë, sa herë të ka nën shpenzime nënkupton që është mospunë”, ka thënë Hamza.

Kandidati i PDK-së për kryeministër ka thënë se këto trende duhet të ndalohen dhe se duhet te punojmë në përmirësimin e standardit të qytetarëve në të kundërtën do të ballafaqohemi me emigracioni.

“Ne duhet ta kthejmë optimizmin duhet të punojmë me partnerët tanë ndërkombëtarë, duhet të krijojmë klimë që të na besojnë investitorët”, u shpreh Hamza.

I pyetur se ky vendim a ka ardhur si rezultat i takimit dy ditë më parë të kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi me kryeministrin Albin Kurti, Hamza u shpreh se nuk ka kurrfarë lidhje.

“Ky qëndrim i PDK-së është si rezultat i kandidaturës time për kryeministër, dhe unë besoj e do punojmë fort që unë me udhëheq qeverinë e ardhshme të vendit tonë. Më datë 4 prill unë kam deklaruar që PDK duhet ti votoj marrëveshjet financiare ndërkombëtare. Atëherë kam dhënë mendimin tim personal, sot jam këtu për të prezantuar edhe qëndrimin e kryesisë dhe grupit parlamentar të PDK-së”, tha Hamza.