Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka reaguar pasi kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, është plagosur sot nga një person i cili shkrepi katër plumba në drejtim të tij.
Osmani i ka uruar atij shërim të shpejtë, duke e quajtur sulmin si të turpshëm, që duhet dënuar.
“I uroj kryeministrit sllovak Robert Fico një shërim të shpejtë pas sulmit të turpshëm të sotëm. Ne i dënojmë fuqishëm këto akte dhune që kërcënojnë vlerat europiane”, ka shkruar ajo.