Hoxha kosovar dënon ashpër grafitet me përmbajtje fetare në Kishën Ortodokse Serbe

Hoxha Labinot Maliqi ka bërë të ditur se shpreh shqetësim të thellë dhe i dënon ashpër grafitet me përmbajtje fetare, të shënuara në muret brenda Kishës Ortodokse Serbe në fshatin Nakëll afër Pejës, nga persona të panjohur.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se qëndrojnë së bashku dhe solidarizohen me Bashkësinë Ortodokse Serbe në Kosovë, për të dënuar këtë akt të vandalizmit.

“Kosova është vendlindja jonë e përbashkët, dhe Islami si fe e paqes dhe harmonisë, që nxit bashkëjetesën ndërfetare, e dënon çdo akt të dhunës dhe shpërfilljes së integritetit njerëzor e fetarë”.

“Ne duhet të qëndrojmë së bashku kundër të gjitha veprimeve të racizmit dhe islamofobisë. Askush nuk guxon t’i jap vetës të drejtë që të përdorë emrin e një besimi të caktuar, për të shfaqur çmendurit e tij duke shqetësuar besimtarët e një komuniteti”, ka thënë Maliqi.