Kryediplomatja gjermane: Kosova si vendi më i ri në demokracinë evropiane, i takon Këshillit të Evropës

Çështja e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, është diskutuar sot edhe në Bundetagun gjerman.

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, në fjalën e saj para deputetëve gjerman ka thënë se “Kosova si vendi më i ri në demokracinë evropiane, i takon Këshillit të Evropës”.

“Mirënjohës për punën intensive të deputetëve gjerman. U bëj thirrje të gjithë të përfshirëve dhe Kosovës të bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre për të arritur shumicën e nevojshme për anëtarësim sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Baerbock.