Procesi i nisur me 5 prill i regjistrimit të popullsisë do të përfundojë sot.
Përveç regjistrimit të popullsisë, gjatë më shumë se një muaji janë regjistruar edhe ekonomitë familjare dhe banesat.
Rezultatet preliminare të këtij procesi të regjistrimit pritet të publikohen brenda tre muajve.
Sipas ASK-së, deri në javën e fundit janë regjistruar mbi 1 milione e 420 mijë qytetarë.
Tutje, në një prononcim nga ASK-ja ditë më parë, theksohej se në Prishtinë pritet të dalin afër 40 mijë banesa të zbrazura.