Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se dështimi i sotëm në KiE është më i madhi në arenën ndërkombëtare ndonjëherë.
Përkundër kësaj, ai u bëri thirrje shteteve të BE-së të mos i ndëshkojnë qytetarët dhe shtetin e Kosovës për faj të një personi.
“U bëj thirrje shteteve të BE-së, të mos i ndëshkojnë qytetarët dhe shtetin e Kosovës, për shkak të papërgjegjësisë dhe mungesës së seriozitetit të një njeriu, por të na e shtrijnë dorën e t’na e hapin rrugën e integrimit”, shkroi ndër tjerash ai.
Më poshtë edhe postimi i plotë: