Të shtëna me armë zjarri në Prizren, plagoset një person

Një incident ka ndodhur sonte në Nashec të Prizrenit, e cila ka përfunduar me plagosje me armë zjarri.

Një person ka mbetur i lënduar në këmbë si pasojë e plagëve qe pësoi nga arma dhe tashmë është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Sinjali mëson se i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa njësitet policorë kanë intervenuar dhe po kryhen ekzaminimet e nevojshme.

Gazeta do t’ju mbajë të informuar.