Me ftesë të Hillary Clinton, presidentja Osmani merr rrugë për në Bullgari

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Bullgari, me ftesë të ish-sekretares amerikane, Hillary Clinton, ku do ta marrë pjesë në ngjarjen e organizuar nga Clinton Global Initiative.

Presidenca përmes një komunikate, ka njoftuar se Osmani e Clinton do të flasin për rolin e grave në fuqizimin e ekonomive.

“Presidentja Osmani do të marrë pjesë po ashtu në tryezën ekzekutive që organizohet në kuadër të këtij organizimi, përkrah të ftuarëve të shumtë nga bota e politikës, biznesit, filantropisë dhe shoqërisë civile. Ndërkohë, në kuadër të vizitës njëditore, Presidentja Osmani pritet të takohet edhe me Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.” – thuhet tutje.

Osmani ndërkaq, më herët ka njoftuar se veçse është takuar me Clinton.