Haziri: Kurti s’po guxon ta çojë në Kushtetuese vendimin e vet

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lufti Haziri ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk ka guxim që draftin e Asociacionit ta dërgojë në Gjykatë Kushtetuese.

Kështu ka deklaruar Haziri në një konferencë për media.

Një kryeministër që nuk guxon ta dërgojë vendimin e vet në Gjykatë Kushtetuese. Nuk mund ta dërgojë, nuk guxon.” – ka thënë ai.

S’po guxon një vendim të qeverisë ta dërgojë në gjykatë, të ia besojë burrave dhe grave që janë niveli më i lartë i drejtësisë që lidhet me Kushtetutën.”