Konfirmohet se presidenti iranian ka vdekur pas rrëzimit të helikopterit

Mediat iraniane kanë konfirmuar vdekjen e presidentit të Iranit, Ebrahim Raisi, në moshën 63 vjeçar, dhe ministrit të Jashtëm, Hossein Amir-Abdollahian, pas një rrëzimi të helikopterit në provincën malore të Azerbajxhanit Lindor.

Siç shkruan CNN, mediat shtetërore iraniane Press TV dhe agjencitë gjysmë zyrtare të lajmeve Tasnim dhe Mehr raportuan se të gjithë personat në bord kanë humbur jetën.

Reuters gjithashtu raportoi vdekjen e presidentit, duke cituar një zyrtar të lartë.