Policia e rajonit të Prishtinës ka shqiptuar mbi 3 mijë masa administrative të gjobave rrugore.
“Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 3854 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor”, thuhet në njoftim.
Policia ka njoftuar gjithashtu për realizimin e 189 urdhëresave të gjykatës, 33 nga to për vepra penale në raste të ndryshme, derisa gjatë periudhës së njëjtë, janë sekuestrua 7 armë zjarri”.