Policia, Njësia për Kontroll të Autostradave ka hasur në dy shoferë me vetura të tipit Golf, duke bërë gara të shpejtësisë.
Dy shoferët, në zonën 120 km/h po zhvillonin shpejtësi 189 km/h.
Ndaj tyre janë shqiptuar gjoba prej 400 eurove, nga katër pikë negative, si dhe u është marrë leja për dhjetë muaj.
Njoftimi i plotë:
“Identifikimi i garave ilegale të shpejtësisë në autostradë”
Njësia për Kontroll të Autostradave në kuadër të planit “Parandalimi i garave ilegale të shpejtësisë në autostrada” ka identifikuar shoferët duke bërë gara ilegale të shpejtësisë, të njëjtit janë gjobitur me nga 400 €, 4 pikë negative dhe nga 10 muaj iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik.