Komuna e Prishtinës i ka njoftuar kafenetë dhe restorantet se mund t’i tërheqin në objektin e vjetër të komunës certifikatat në të cilat përcaktohet orari i punës dhe niveli i lejuar i ndotjes akustike.
“Njoftohen subjektet afariste të gastronomisë- kafene dhe restorante se Certifikatat në të cilat përcaktohet orari i punës dhe niveli i lejuar i ndotjes akustike, mund t`i terheqin në Qendrën për Shërbim me Qytetarë, kati përdhesë, objekti i vjetër i komunës”, thuhet në njoftimin e Komunës.