Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është zotuar se në ditët e para të mandatit do t’i rris pagat.
Sipas tij, do të ketë rritje 34 % të pagave në sektorin publik.
Ai ntha se LDK në programin “Rruga e Re” i ka 5 miliardë euro investime.
Sipas tij, “e gjithë administrata që sot është e shtypur nga kjo Qeveri, do të ketë rritje të pagës për 34 %.”
“Me mua si kryeministër i LDK-së, koeficienti do të jetë 150. Mësuesit tash e kanë 616 euro, do ta kenë 840, pra 224 euro rritje, mjeku nga 814 në 1110, 296 euro rritje, polici nga 550 do ta ketë 750, 200 euro më shumë, ushtari nga 616 do t’i marr 840, pra 224 euro më shumë dhe zjarrfikësi nga 550 në 750, 200 rritje. Jo lëmoshë nga 10 euro, ose 100 euro një herë në vit”, tha Abdixhiku.
Ai tha se rritja e pagave është njëri prej 100 zotimeve të programit “Rruga e Re”.