Nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kujtim Shala, ka thënë se gjithçka që po ndodh në veri të vendit po konsiderohet si çështje e sigurisë.
Ai foli edhe për kritikat që erdhën nga ShBA-ja e BE-ja për aksionin e fundit të policisë në veri, duke thënë se Qeveria ia ka degraduar pozicionin Kosovës, por edhe vetë situatën në veri të vendit.
“Këto ndërhyrje të pakoordinuara, të pashpjeguara, të paargumentuara po konsiderohen edhe si shkelje të pakicave”, tha Shala në Dukagjin.
“Kjo është çështja të cilën në këtë proces dhe përtej tij, Serbia po e përdor me shumë sukses kundër Kosovës”, ka thënë Shala.