Sot 25 vjet më parë në burgun e Dubravës është kryher njëra nga masakrat më të mëdha në Kosovë kundër shqiptarëve nga regjimi i kriminelit i Sllobodan Millosheviqit.
25 vjet më parë, brenda burgut janë vrarë 160 të burgosur shqiptarë dhe janë plagosur më shumë se 300 të tjerë.
Masakra e burgut të Dubravës është kryer prej 19 deri më 24 maj të vitit 1999.
Brenda Burgut të Dubravës gjendet një pllakë përkujtimore me emrat e të gjithë atyre që janë vrarë në këtë masakër, që konsiderohet si një nga masakrat më të mëdha të regjimit serb të kryer ndaj shqiptarëve.
Për këtë rast, sot do të bëhen homazhe në nderim të të vrarëve, të plagosurve dhe të mbijetuarve të masakrës në Burgun e Dubravës.
Sinisha Petriq, i njohur ndryshe si Zenica, tashmë ndodhet në Bosnje dhe Hercegovinë.
Njeriu kryesor që dyshohet se ka kryer masakrën në Burgun e Dubravës është ekstraduar nga Spanja para pak muajsh.
Sipas mediave boshnjake, ai nga aeroporti është dërguar menjëherë në burgun e Foçës të Bosnjës.
Gjykata e Qarkut në Banja Lukë miratoi dënimin e Petriqit në BeH edhe më herët.
Ai njihet si krahu i djathtë i Luka Bojoviqit, si dhe për vrasjet gjakftohtë dhe monstruoze në mbarë Evropën.
Si i mitur, “Zenica” ishte anëtar i grupit të vrasësve të Marinka Magda, i cili masakroi 14 persona në Vojvodinë dhe Hungari. Ekipi i Petriqit punoi për Magdën, kështu që në janar të vitit 1994, në vetëm një natë, në Suboticë, ata vranë Milanin, Stanin dhe djalin e tyre Danet Petriqin, i cili në atë kohë ishte vetëm 11 vjeç, si dhe Vera dhe Josip Agatiq.
Ekstradimi i tij u bë dje pasi i njëjti është shtyrë dy herët e tjera./ Express