Aksident në Prishtinë, një person i lënduar

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën “1 Tetori” në Prishtinë.

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:30, ku e përfshirë ishte një veturë.

“Rreth orës 09:30, kemi pranuar informatën për një aksident në rrugën ‘1 Tetori’ në Prishtinë. Në aksident është i përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person”, ka thënë Ahmeti.