Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim studentë nga Universiteti Shtetëror i Floridës.
Në kuadër të programeve ndërkombëtare të këtij universiteti, që tashmë për herë të parë përfshijnë edhe Republikën e Kosovës si vend në listën e partneritetit të universitetit, studentët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijnë në vendin tonë për të njohur të shkuarën dhe aktualitetin nga spektri i të drejtave të njeriut, thuhet në njoftimin e Kuvendit.
Tutje bëhet e ditur se Konjufca në bisedën me studentët e universitetit amerikan foli rreth historisë së Kosovës deri te shpallja e pavarësisë, për kulturën e vendit tonë, çështjet aktuale dhe synimet e integrimeve ndërkombëtare.
Po ashtu, në takim theksoi edhe kontributin e madh të ShBA-së në Kosovë dhe rëndësinë e pazëvendësueshme.