Sindikata e minatorëve: Kërkojmë të ekzekutohen pagat për të gjithë, jo vetëm disa kategori

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka thënë se kanë kaluar dy javë që kur është dashur të bëhej ekzekutimi i pagave për minatorët, dhe tani pagat kanë dal vetëm për disa kategori, në mënyrë selektive dhe diskriminuese.

Përmes një veprimi të tillë, sindikata e ka cilësuar të kundërligjshëm dhe të papërgjegjshëm, derisa kanë kërkuar që pagat të ekzekutohen për të gjithë minatorët.

Të nderuar anëtarë.

Kanë kaluar tashmë e dy javë nga dita kur është dashur të bëhej ekzekutimi i plotë i pagave për minatorët. Por një realizim i tillë është bërë në mënyr selektive dhe diskriminuese, duke ekzekutuar pagat vetëm për disa kategori dhe pozita të punës.

Një qasje të tillë e konsiderojmë diskriminuese, të kundëligjshme dhe të papërgjegjshëm.

Ne kërkojm ekzekutimin e pagave menjëher, për të gjithë minatorët( të gjithë të punsuarit nëTrepça Sh.a) pa dallim dhe diskriminim. Kësaj qasje arbitrare ndaj minatorëve duhet ti vie fundi.

Kërkojm ekzekutimin e pagave menjeherë.