Në mungesë të kuorumit, Kuvendi i Kosovës ka dështuar votimin e Statutit të propozuar nga Universiteti i Prishtinës.
Ndonëse të pranishëm në sallë ishin 62 deputetë, në votim morën pjesë vetëm 54 prej tye, ku 44 votuan pro, një ishte kundër dhe nëntë abstenuan, njofton Klankosova.tv.
Menjëherë pas dështimit të votimit të Statutit është mbyllur edhe seanca e sotme e kuvendit.