Rrufeja godet një shtëpi në Suharekë, zjarri lokalizohet shpejt

Një shtëpi në Nishor të Suharekës është goditur nga rrufeja, dhe për pasojë është kapluar nga zjarri.

Fatmirësisht, zjarri që kapi sot kulmin e shtëpisë është lokalizuar shpejt dhe nuk ka shkaktuar dëme të mëdha.

Ekipet e zjarrfikësve kanë arritur në vendngjarje dhe kanë arritur të vënë zjarrin nën kontroll, duke shmangur përhapjen e tij dhe dëme të mëtejshme.