Gjithçka e kryer, Hansi Flick do të jetë trajner i Barcelonës – zyrtarizimi javën tjetër

Barcelona do të ketë një trajner gjerman për dy vitet e ardhshme.

Hansi Flick do të marrë drejtimin e katalonasve, duke e pasuar Xavi Hernandezin, i cili u shkarkua të premten.

Tani, raportohet se të gjitha dokumentet janë kompletuar dhe nuk ka asnjë pengesë mes palëve.

Gjithçka do të zyrtarizohet në javën që vjen.