Pejë; U lirua nga burgu, i riu ushtron dhunë ndaj nënës që e birësoi – ajo e denoncon

Një grua në Pejë, e ka denoncuar djalin e saj të birësuar për dhunë në familje.

Siç merr vesh Sinjali, viktima ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku ka rrëfyer për problemet që ia ka shkaktuar i biri qe një kohë, sidomos prej kur është liruar nga burgu para disa muajsh.

Bazuar në dëshminë e saj, i dyshuari i ka kërkuar para nën kërcënimin e thikës, ka pasur sjellje agresive me të dhe në rastin e fundit janë kapur pasi i njëjti dyshohet se e ka vjedhur televizorin nga shtëpia.

ë njëjtat burime thonë se kjo e shtyri viktimën që ta raportojë rastin.

Si rezultat, njësitet policore janë aktivizuar për ta kapur të dyshuarin, por që akoma nuk kanë rënë në  gjurmët e tij.

Lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e hetimit dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme.