“Serbia e rekrutoi në burg” – Haradinaj: Kurti ka për qëllim largimin e Kosovës nga SHBA e NATO

Ai ka shtuar se “Kurti zbaton agjendën ruse”, që sipas tij “ka për qëllim largimin e Kosovës nga SHBA-ja dhe NATO-ja”.

“Unë po ju them që Albin Kurti është i rekturuar në burg të Serbisë. Ka qenë edhe para se me shku në Serbi i afërt me serbë, këtu në Prishtinë, ka kalu kohë më shumë Albin para se me u bë zëdhënës i UÇK-së nuk e di si ka ardh deri aty e shpjegon historia që është i rektrutun. Të gjitha këto akte i ka mbulesë për me na shkaktu një rrezik të madh që është me largu nga Amerika, nga NATO dhe nga integrimet euro-atlantike. Ky njeri zbaton agjendën ruse dhe e mbulon vetën e vet kundër vendit vet me këto aktet populiste. Unë nuk jam njeri që flas bash pahiri”, ka thënë Haradinaj në Klan Kosova.