Aksident në Dobidol të Rahovecit – lëndohet një fëmijë, niset për në QKUK

Aksidentet e trafikut kohëve të fundit janë shtuar në rrugët e vendit, ku në të shumtën e rasteve po përfundojnë me lëndime trupore, duke mos përjashtuar edhe ato me fatalitet.

Një i tillë ka ndodh edhe sonte në Dobidol të Rahovecit.

Siç mëson Sinjali, për pasojë një fëmijë ka mbetur i lënduar, i cili është nisur për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Policia ende nuk ka dalë me raport zyrtar për aksidentin.