Dyshohet se sulmoi seksualisht një grua, arrestohet një person në Podujevë

Është arrestuar një person në Podujevë, pasi i njëjti dyshohet të ketë sulmuar seksualisht një grua.

I dyshuari, sipas raportit të Policisë, është dërguar në mbajtje.

“Podujevë / 28.05.2024 – 12:40. Është arrestuar i dyshuari kosovar për arsye se i njëjti e kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje,” thuhet në raportin e policisë.