Krasniqi; Nuk është mirë që Vetëvendosja të lejohet të përfundojë mandatin

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka mohuar një koalicion të mundshëm mes partisë së tij dhe Vetëvendosjes.

“Sa i përket mundësisë së koalicionit …dy orë takim s’mund të tejkalojnë hendekun e dy dekadave. Ai takim është thirrë për agjendë legjislative. Unë kam thënë që po shkoj në zgjedhje. Ne kemi shkuar me këtë agjendë dhe kjo është ajo që e ka dominuar diskutimin. Asgjë as të fshehtë dhe as të panjohur s’ka pasë nga ky takim. Nuk janë temë as afërsisht koalicionet”.

Ai tha se nuk është mirë që Vetëvendosja të lejohet të përfundojë mandatin.