Vjedhja e bagëtive: 41-vjeçari nga fshati Marec e gjen stallën thatë, hajnat ia marrin 5 viça

9Një dukuri e shpeshtë që po terrorizon blegtorët në vende të ndryshme në Kosovë dhe që është shndërruar në shqetësim janë vjedhjet e bagëtive.

Kështu ka ndodhur edhe sot në fshatin Marec të Prishtinës, ku hajnat kanë shkaktuar dëme mijëra euro.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se një qytetar ka njoftuar Policinë se dikush i ka hyrë me forcë në stallë, ku janë vjedhur disa viça, vlera e të cilave është rreth 3 mijë euro.