Klinaku: ZPS-së po i dështojnë edhe dëshmitarët e saj, do t’i dalin rrenat në fushë

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka komentuar dëshminë e ish-diplomatit të njohur austriak, Jan Kickert, i cili dje dhe sot ka prezantuar dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara të Hagës.

Dëshmitari në fjalë ka thënë se ndërkombëtaret pas luftës kanë punuar me Kadri Veselin për ta luftuar krimin e organizuar.

Duke cituar dëshminë e ish-diplomatit austriak, Klinaku ka shkruar se Zyrës së Prokurorit të Specializuar po i dështojnë edhe dëshmitarët e saj.

“Zyrës së Prokurorit të Specializuar po i dështojnë edhe dëshmitarët e saj. Nëse flitet për realitetin e asaj kohe, ZPS-së do t’i dalin rrenat në fushë”, ka shkruar Klinaku në profilin e tij në Facebook.