Policia e Kosovës ka zhvilluar sot aksion në veri të vendit, ku si rezultat i bastisjes së një shtëpie janë konfiskuar pajisje për prodhimin e kriptovalutave. Kontrolli është kryer në fshatin Rezallë të Zubin Potokut.
Siç ka mësuar Sinjali, gjatë kontrollit në një shtëpi janë gjetur pajisje të ndryshme për kripto, radiolidhje, armë e pajisje të armëve.
Provat janë konfiskuar nga zyrtarët policorë, ndërsa pronari i dyshuar është arrestuar.
I njëjti është shoqëruar në stacion policor, ku edhe është intervistuar si i dyshuar lidhur me rastin.
Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e hetimit.