Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se ishte kundër takimit mes shefit të partisë së tij, Memli Krasniqit dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.
Ani pse ka qenë kundër, Haxhiu ka thënë se darka e ndërroi agjendën e partive politike, mediave dhe shoqërisë civile.
Personalisht kam qenë kundër për të shkuar në darkë me Albin Kurtin. Para kësaj iniciative mendimi im ka qenë që shefi i grupit parlamentar të PDK-së të flasë me Kryetarin e Kuvendit dhe jo me kryeministrin Kurti sepse ai ka dështuar ta sjellë ligjin për shëndetësinë, ligjin për sigurimet shëndetësore, me ligjin për barnat që ka kaluar në Kuvend, vetëm sa janë shtrenjtuar barnat”, ka thënë Haxhiu.
Për tre vjet e gjysmë të qeverisjes së tij, sipas Haxhiut, nuk ka arritur ta sjellë në Kuvend strategjinë për shëndetësinë.