Policia e Kosovës arreston në Leposaviq bashkëpunëtorin e Vulinit

Gjatë ditës së djeshme, Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Leposaviq nën dyshimin për vjedhje të identitetit.

Bëhet fjalë për një burrë me iniciale M.K.

Lajmin e ka konfirmuar Veton Elshani, zëvendëskomandanti i PK-së për rajonin e Veriut.

Policia thotë se ka pasur informacione për kryerjen e mundshme të veprës penale të vjedhjes së identitetit dhe se zyrtarët e njësitit të rregullt të PK-së e kanë ndaluar në territorin e komunës së Leposaviqit dhe më pas e kanë arrestuar.

“Ky person ka dy identitete – një për dokumente serbe, dhe tjetri për dokumente të Kosovës”, tha Elshani.

Ai u ndalua për dy ditë.