Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e njëvjetorit të sulmit ndaj pjesëtarëve të KFOR-it nga strukturat kriminale serbe gjatë protestave të Zveçanit, ka thënë se autorët e këtij sulmi duhet të mbajnë përgjegjësi, të cilët, siç thotë ajo, ende vrapojnë të lirë nëpër Serbi, të mbrojtur nga regjimi i Vuçiqit.
Në një postim në rrjetin social “X”, Osmani ka thënë se mosndëshkimi i autorëve të këtij sulmi vetëm i ka inkuruajuar ata për agresionin e 24 shtatorit në Banjskë.
“Autorët, të cilët ende vrapojnë të lirë nëpër Serbi dhe të mbrojtur nga regjimi i Vuçiqit, duhet të mbajnë përgjegjësi. Mosndëshkimi vetëm i ka inkurajuar ata t’i përsërisin sulmet, siç tregohet qartë përmes aktit të agresionit të 24 shtatorit nga Serbia”, ka shkruar Osmani.