Gjykata e Apelit në Shkodër ka vendosur të lerë në burg shtetasin Erdgys Arrazi, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.
Erdgys Arrazi është bashkëshorti i Alma Arrazit, e cila u mbyt në lumin Buna bashkë me 3 fëmijët e mitur.
Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim, i cili kërkoi ndryshimin e masës së sigurimit nga arrest në burg, në detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore ose garanci pasurore, shkruan A2Cnn.