Insajderi – Arrestohet biznesmeni i njohur gjilanas, rrahu nënën e tij

Rinas Demiri, biznismeni gjilanas, pronar i qendrës tregtare ‘Agmia Center’ në Gjilan, është arrestuar nga policia gjatë ditës së djeshme. Siç mëson Gazeta Insajderi, Rinas Demiri ka rrahur nënën e tij.

Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Me datën 29.05.2024 Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Gjilan në vazhdën hetimit të rastit “Dhunë në familje’’ ku dyshuari R.D. kishte ushtruar dhunë në familje“, tha Hashani.

Rinas Demiri është ndaluar për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Dhunë në familje’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.

utje, bëhet e ditur se Rinas Demiri, pas një kontrolli të Policisë kishte poseduar edhe armë ilegale në shtëpinë e tij, duke iu konfiskuar tri armë dhe 127 fishekë.

“Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale për gjykatën:

1. Një (1) revolver e llojit Magnum 357,

2. Pesëdhjetë (5)0 copë fishekë Magnum 357

3. Një (1) pistoletë e llojit Zastave 635,

4. Gjashtë (6) copë fishekë të kalibrit 6.95mm