Drejtoria e Inspekcionit në Rahovec injoroi thirrjet e asamblistit për rrezikun nga një kulm, me këtë të fundit që ra dje

Asamblisti i pushtetit në Rahovec, Drilon Mustafa kishte paralajmëruar kolegët e tij nga radhët e AAK-së lidhur me një kulm të një prej ndërtesave në këtë qytet.

I njëjti objekt, sipas Mustafës ishte përfshirë nga zjarri, ndërsa autoritetet nuk morën masa.

Kur veçse u bënë gati 1 muaj nga paralajmërimi i kuvendarit komunal, kulmi veçse ra.

Fotografitë janë publikuar në rrjetet sociale.