Ky është parashikimi i motit për sot

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot i nxehtë, me vranësira e intervale kohore me diell.

Parashihen reshje kalimtare shiu, kurse pasdite zhvillime të izoluara dhe rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë vetëm në disa zona. Temperatura maksimale deri në 29 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Kosovën lindore dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat në disa zona pritet të zhvillohen dhe të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Më shumë zhvillime priten në Maqedoninë e Veriut.