Sot nisë Java e Krenarisë në Kosovë.
Hapja zyrtare bëhet nën patronatin e Zyrës për Qeverisje të Mirë, prej orës 18:00 në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.
Të pranishëm do të jenë Drejtor i Zyrës së Kryeministrit për Qeverisje të Mirë, Habit Hajredini, kryekuvendari Glauk Konjufca, ministrja Albulena Haxhiu, shefi i BE’së Tomas Szunyog, zv/ambasadorja e SHBA’së Alyson Grunder, ambasadori suedes Jonas Westerlund dhe Drejtori i CSGD Arbër Nuhiu.
“Java e Krenarisë, paralelisht me fuqizimin e personave LGBTQI+, synon të ngrisë vetëdijen kolektive dhe dukshmërinë e orientimeve seksuale dhe/ose identiteteve gjinore të ndryshme në shoqërinë kosovare, të adresojë çështje të situatës aktuale të personave LGBTQI+ dhe të luftojë diskriminimin dhe trajtimin e pabarabartë të personave LGBTQI+ në Kosovë.”