Zgjerohet afera “Zdravo” – Del një bisedë e Kusari-Lilës me terroristin e Banjskës, Radojiçiq

Gazeta Nacionale sot ka publikuar një pjesë të bisedës telefonike të shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, me kryeterroristin e sulmit në Banjskë vitin e kaluar, Milan Radojiqiq.

Vlenë të përmendet fakti se kjo bisedë supozohet të jetë bërë në qershorin e vitit 2022.

Sllavko Simiq: Kolege, kam ardhë te Milani, dëgjohu me të.

Mimoza Kusari-Lila: Në rregull.

Millan Radojçiq: Alo zemlajke, a po nihemi?

Mimoza Kusari: Po, po të dëgjoj.

Milan Radojçiq: Qysh je qysh po kalon?

Mimoza Kusari: Qe, qe në Kuvend i kam pasë disa takime. Tash u lirova, po shkoj në shtëpi.

Kjo është një pjesë prej më pak se 1 minut e bisedës në mes të shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari dhe Millan Radojciq, e zhvilluar me ndërmjetësim të Sllavko Simiq nga Lista Serbe