“Partitë e opozitës janë të gatshme për koalicion qeverisës me Kurtin”

Sipas opinionistit Labinot Balaj, gatishmëria e kryeministrit Kurti për të shkuar në zgjedhje të parakohshme e nxori Qeverinë Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje si fitues të shumëfishtë.

“Kjo e vuri në dukje fragmentimin e opozitës, e cila nuk po funksionon si trup i përbashkët. Mosgatishmëria e opozitës për të shkuar në zgjedhje po ashtu e amortizon përpjekjen e opozitës për akuza në raport me Qeverinë, sepse Kurti mund t’i neutralizoj duke u thënë se nuk ishit të gatshëm të shkoni në zgjedhje”, tha Balaj.

Balaj tha se të gjitha partitë e opozitës do të ishin të gatshme të shkonin në zgjedhje të parakohshme nëse Kurti do t’u premtonte koalicion.

“Partitë opozitare, LDK dhe AAK zhurmën e bënë sepse nuk u përzgjodhën si partner i Kurtit në qeverinë e ardhshme, sepse duke qenë në skajet e ekzistencës të gjitha partitë kanë shprehur gatishmërinë të marrin pjesë në zgjedhje nëse Kurti u premton koalicion. E kanë një pasqyrë të gjendjes aktuale në të cilën janë, janë në skaj të ekzistencës, sidomos zhurmën e ka bërë sidomos AAK-ja, sepse në çdo lëvizje i ushqehet iluzioni për të hyrë në një koalicion qeveritar të mundshëm”, tha Balaj.