Ndalohet djali i Salih Sekiraqës i dyshuar për tentim vrasje – vendos t’i dorëzohet shtetit

Shkumbin Sekiraqa, djali i Salih Sekiraqës i cili ndodhej në arrati pas plagosjes me armë ndaj një personi në fillim të muajit mars, ka vendosur t’i dorëzohet shtetit.

Ai është dorëzuar ditën e djeshme dhe ndaj tij Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor për 48 orë.

Incidenti kishte ndodhur më 4 mars në Prishtinë, ku kishte mbetur i plagosur një person, teksa dyshohej se i parapriu një konflikt verbal mes të dyshuarve dhe viktimës.