Vizita e Kurtit në Turqi; Haki Abazi ia bën analizat, ja çfarë tha ai

Kryeministri Albin Kurti tashmë është kthyer në Kosovë, nga një vizitë disaditore në Turqi.

Gjatë qëndrimit të tij në Turqi, Kurti ka realizuar disa takime të njëpasnjëshme.

E së fundi ai tregoi se ka takuar edhe shkrimtarin e njohur, Orhan Pamuk, i cili e kishte ftuar për darkë.

E pas kësaj ka reaguar ish-bashkëpunëtori i Kurtit, Haki Abazi, i cili vizitën e Kurtit në Turqi e lidhi edhe me deputetët e VV-së të cilët janë duke e kundërshtuar krijimin e Projektkodit civil.

“Po vizita në Stamboll në ‘Javën e krenarisë’ në Kosovë është përpjekja personale e krijimit të koalicionit për Kodin civil dhe kapërcimi me dredhi i ndikimit për votat që duhen me ngulm. Tani Greqia nuk kryen punë- duhet kthyer antenën drejt Turqisë”, tha Abazi.