Rama: Kamerat e sigurisë do të rrisin sigurinë e përgjithshme në kryeqytet

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama thotë se funksionalizimi i kamerave të sigurisë në kryeqytet do të ndikojë në rritjen e sigurisë së përgjithshme.

Rama gjithashtu pohon se do të respektohet maksimalisht privatësia e qytetarëve.

“Koordinim i ngushtë me Kosovo Police për funksionalizimin e kamerave të sigurisë në kryeqytet. Ky projekt do të rritë sigurinë e përgjithshme në Prishtinë, duke respektuar maksimalisht privatësinë e qytetarëve tanë”, ka theksuar Rama.