Lajcak në KiE: Njoftova shtetet anëtare për sfidat në dialog, për ta forcuar pozitën tonë në rajon duhet unitet

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka qëndruar për një vizitë në Këshillin e Evropës. Lajcak ka thënë e ka njoftuar shtetet anëtare për sfidat në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Tutje emisari sllovak ka thënë se uniteti është çelësi për përforcimin e pozicionit të BE-së në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Një rikthim i mirë në Strasburg pas gati dy vtesh. Vlerësova mundësinë për të informuar shtetet Anëtare të BE mbi gjendjen e aktuale dhe sfidat përpara në Dialogun e lehtësuar nga BE. Uniteti i BE është kyç për të forcuar pozicionin tonë politik në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Lajcak.