Surroi: Kosova gaboi kur hyri në dialog me Serbinë pas vendimit pozitiv të GjND-së

Publicisti Veton Surroi po komenton situatën politike në vend dhe jo vetëm, duke kthyer orën prapa sa u përket periudhave historike.

Mes shumë çështjeve të përmendura, ai foli edhe për periudhën e nisjes së dialogut, përcjell Paparaci.

Sipas tij, aty ishte gabim gjithçka, ani pse në një moment e cilëson si dialog të obliguar.

“Kosova gaboi kur hyri në dialog me Serbinë pas vendimit pozitiv të GjND-së”, tha ai në Debat Plus, duke kujtuar më pas faktin që Pavarësia e Kosovës nuk bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare.